Nr.Prot: MANUAL I INFORMACIONIT MBI TARIFAT, KUSHTET E AKSESIT PER PERDORIMIN E SHERBIMIT TE TELEFONISE Draft version nr. 1-2012 (Shërbimi i Telefonisë) Emri i Shoqërisë: Albanian Business Internet Service Solution Network Formën ligjore: Shoqëri aksionere Përpiloi Zyra e Interkoneksionit dhe Zyra e Standardeve & Procedurave. Ab Adresa: Rruga Ismail Qemali, Ndërtesa 18, H 2, Njësia Bashkiake nr 5. Abissnet Kodi Postar 1019; sha. Web: www.abissnet.al; support@abissnet.al Tel : (04) 4 300 001 ABISSNET sh.a Qëllimi i Manualit është të përcaktojë llojin dhe përmbajtjen e informacionit, që shoqëria ofron ne lidhje me shërbimin e telefonisë. Ky Manual përmban të gjithë informacionin e mundshëm për kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimit të Telefonisë, si edhe garantimin e transparencës dhe informimin e publikut Përmbajtja e Manualit 1 Shërbimet e ofruara ............................................................................................................ 3 a. Shërbimin e operatorit ..................................................................................................... 4 b. Pengesa selektive e thirrjeve ........................................................................................... 5 c. Mundësinë e përdorimit të ofruesve alternative të thirrjeve telefonike si kartaQylfon ............................................................................................................................ 5 2 Kufizime të mundshme të shërbimit ............................................................................... 6 3. Mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe ankesave për Klientët ...............6 Ab Adresa: Rruga Ismail Qemali, Ndërtesa 18, H 2, Njësia Bashkiake nr 5. Abissnet Kodi Postar 1019; sha. Web: www.abissnet.al; support@abissnet.al Tel : (04) 4 300 001 1. Shërbimet e ofruara Shoqëria Abissnet ofron shërbimin e telefonisë fikse në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku ka shtrirje të rrjetit. Klientët të cilët kanë një kontratë Telefonie me Abissnet mund të kryejnë thirrje kombëtare, ndërkombëtare. Megjithëse Abissnet përdor një telefoni fikse tradicionale, në transmetimin e sinjalit është investuar në pajisjet dhe teknologjinë më moderne. Sistemi i transmetimit gjithashtu siguron rrugën më optimale të sinjalit duke arritur edhe ulje totale të vonesës dhe eliminim të paqartësisë, për tingullin më të pastër. Teknologjitë e reja dhe zhvillimi i industrisë së telekomunikacionit kanë ulur rrënjësisht kostot e shërbimit. Nuk ka më asnjë arsye për të mbajtur çmimet e larta të telefonisë që ekzistojnë në tregun shqiptar. Ashtu si për shërbimin e internetit në vitin 2006, Abissnet është operatori i parë kombëtar që kthen çmimet dhe cilësinë në standardet ndërkombëtare. Çdo numër do të ketë prefiksin e zakonshëm të qytetit përkatës. Numri do të jetë në formatin e zakonshëm të një numri fiks. Mënyra e tarifimit është lekë/minutë. Shembull: Nëse banoni në Tiranë, numri juaj do të jetë 04 4 XXX XXX, ku 04 është prefiksi i Tiranës, dhe 4 XXX XXX do jetë pjesa 7-shifrore e numrit tuaj. Gjithashtu, numrin tuaj ju mund ta zgjidhni vetë nga lista e numrave që kemi në dispozicion. Abissnet ofron mundësinë e aksesit në shërbimet e emergjencës. Shërbimet e Ofruara janë si më poshtë: Ab Adresa: Rruga Ismail Qemali, Ndërtesa 18, H 2, Njësia Bashkiake nr 5. Abissnet Kodi Postar 1019; sha. Web: www.abissnet.al; support@abissnet.al Tel : (04) 4 300 001 Shërbimet e Emergjencës Nr. Kontaktit Shërbimi i informacionit për numeratorin telefonik: 124 Shërbimet për difekte teknike: 123 Shërbimi i policisë: 129 Shërbimi i policisë rrugore: 126 Shërbimi i urgjencës mjekësore: 127 Shërbimi zjarrfikës: 128 Shërbimi për emergjencat detare: 125 Abissnet Telefoni lehtëson komunikimin duke bërë të mundur identifikimin e palës thirrëse dhe palës së thirrur për numrat fiks apo celularë. a. Shërbimi i operatorit Abissnet sh.a. ofron shërbimin e operatorit për të gjithë klientët. Për çdo pyetje apo informacion, Klientët telefonojnë në numrat e shërbimit të vendosura në dispozicion çdo ditë nga ora 08:00 deri në 21:00, Kujdesi ndaj Klientit 044300000 ose Suporti Online 044300001. Shërbimi i informacionit për numrat e klientëve tanë, sipas rendit alfabetik i bashkëngjitet Manualit dhe për çdo informacion shtesë, paqartësi, mund të kontaktohet në numrat e operatorëve. Ab Adresa: Rruga Ismail Qemali, Ndërtesa 18, H 2, Njësia Bashkiake nr 5. Abissnet Kodi Postar 1019; sha. Web: www.abissnet.al; support@abissnet.al Tel : (04) 4 300 001 b. Pengesa selektive e thirrjeve Abissnet ofron për të gjithë klientët, të cilët kanë kontratë telefonie me shoqërinë, mundësinë e bllokimit të thirrjeve. Kjo realizohet me përpilimin e një kërkese pranë Departamentit të Suportit. c. Mundësinë e përdorimit të ofruesve alternative të thirrjeve telefonike si kartat Qylfon Abissnet ofron mundësinë e përdorimit të kartave me parapagim ose kartat Qylfon. Duke zotëruar një kartë Qylfon klientët mund të përfitojnë tarifat tona nga një i numër i çfarëdoshëm fiks, për ketë mjafton të vendosni kodin e treguar në kartë. Vlerat e kartave Qylfon janë si më poshtë: 300 lekë me TVSH 500 lekë me TVSH 1000 lekë me TVSH Nëse blini një kartë qylfon me kosto 500 lekë, ju përfitoni 74 min fix kundrejt: SHBA, Itali, Greqi, Gjermani, Turqi, Australi, Kanada, Rumani, Angli, Kosovë, Maqedoni, Francë, Belgjikë. 21 min drejt rrjeteve celulare, ndërkombëtare dhe 25 min drejt AMC, Vodafone, Eagle. Gjithashtu klienti mund të zgjedhë të rimbushë telefonin nëpërmjet kartave Abissnet, me vlerat 300, 500 dhe 1000 lekë. Referuar mbi Publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike, ekzistojnë disa nene të cilat nuk ofrohen nga shoqëria, nene të cilat gjenden në indekse.1 Neni 1.1.3 Pikat (h, i, j, k), Neni 1.3 ; Neni 2 ; nuk ofrohen. Ab Adresa: Rruga Ismail Qemali, Ndërtesa 18, H 2, Njësia Bashkiake nr 5. Abissnet Kodi Postar 1019; sha. 1 Web: www.abissnet.al; support@abissnet.al Tel : (04) 4 300 001 2. Kufizime të mundshme të shërbimit. Për sa i përket pikave (a) (b) (c) shërbimi që orfon shoqëria nuk rezulton me kufizime, teknikisht. I vetmi ndryshim qëndron në ofrimin e shërbimit te telefonisë, në disa zona në të cilën kërkohet domosdoshmërish të përdoret një adapter dhe në disa zona të tjera të vendoset një spliter. 3. Mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe ankesave për Klientët Në lidhje me këtë çështje, informacionin mbi format apo mekanizmat që klienti mund disponojë për ankesat e mundshme ndaj pakënaqësive të shërbimit që ofrohet nga shoqëria, ekziston një procedurë e brendshme të zbatuara nga ana e kompanisë, që ju jep zgjidhje në mënyrë të drejtpërdrejtë problematikave. Këto mekanizma janë: 1. Brenda strukturave ekziston një departament që është “Kujdesi Ndaj Klienti” i cili në bashkëpunim me Departamentin e Suportit, NOC, Back Bone, AARR japin zgjidhje çdo ankese që klientët parashtrojnë. 2. Krahas ankesave që vijnë nëpërmjet komunikimit me rrjetet e telefonisë Shoqëria ka vendosur në dispozicion dhe një formular i cili gjendet në çdo njësi shitje ku ne operojmë, ky formular është në dispozicion të klientit, duke përfshirë edhe identifikimin e strukturës përgjegjëse brenda strukturës së kompanisë për trajtimin e ankesave. Pasi ankesa paraqitet pranë njësive të shitjes ajo përcillet pranë Departamentit të “Kujdesit ndaj Klientit” i cili e drejton strukturave përkatëse, që kanë të drejtë të zgjidhin problemin brenda SLA-ve për të cilat kontrata është nënshkruar nga Klienti. 3. Duke ju referuar Kontratës së shërbimit të nënshkruar mes shoqërisë dhe Klientit, ky i fundit ka të drejtë të zgjidhë ketë Kontrate sipas kushteve të nënshkruara. Ab Adresa: Rruga Ismail Qemali, Ndërtesa 18, H 2, Njësia Bashkiake nr 5. Abissnet Kodi Postar 1019; sha. Web: www.abissnet.al; support@abissnet.al Tel : (04) 4 300 001 4. Formulari i Ankesës Ab Adresa: Rruga Ismail Qemali, Ndërtesa 18, H 2, Njësia Bashkiake nr 5. Abissnet Kodi Postar 1019; sha. Web: www.abissnet.al; support@abissnet.al Tel : (04) 4 300 001
© Copyright 2025